Një nënë ngjalli zemërim të madh në Zelandën e Re, pasi e kishte lënë foshnjën e saj të porsalindur vetëm në makinë, me një shënim që tregonte se ajo kishte shkuar të bënte pazar.
Në mesazhin që ishte lënë sipër fëmijës ishte vendosur edhe numri i celularit të nënës, dhe thuhej se mund të njoftohej nëse do të kishte ndonjë urgjencë.
Fotoja me shënimin provokoi zemërim të madh pak pasi një kalimtar fotografoi beben që ishte duke fjetur brenda makinës me gjithë shënimin që kishte lënë nëna e tij ‘shembullore’: “Mami im ka shkuar të bëjë pazar”, telefonojini asaj nëse unë kam nevojë për gjë”.
Personi që bëri së pari foton kishte parkuar së bashku me familjen aty pranë dhe bashkë me të, të tjerë persona që u bashkuan të indinjuar nga veprimi i nënës së foshnjës. Ata pritën disa minuta me radhë që nëna e bebes të kthehej, por ajo u kthye vetëm pas një ore.
Duke folur për mediat ai tha: ‘Gruaja ime nuk donte të shkonte në asnjë vend derisa nëna e bebes të kthehej dhe të merrte fëmijën e saj që flinte i mbyllur në makinë”.
Disa kalimtarë të tjerë iu bashkuan çiftit në pritje të nënës së papërgjegjshme dhe njëri prej tyre nuk duroi dhe telefonoi nënën e bebes në numrin që ajo kishte lënë.
Fotoja u publikua në Facebook dhe mori një numër rekord komentesh brenda një kohë shumë të shkurtër, ku qindra persona dënonin aktin e rëndë të nënës.