Mamia e mirënjohur shqiptare, Razije Musa, ka diskutuar në llogarinë e saj personale në “Facebook” për kapsllëkun tek foshnjat.
Mamia Musa ka njoftuar se është krejtësisht normale nëse foshnjat e ushqyera me gji nuk jashtëqitin deri në dy javë, për shkak të absorbimit të qumështit në organizëm, shkruan Gazeta Shneta.
“Ta keni parasysh se nëse e keni beben në gji është normale të mos jashtëqitë deri në dy javë sepse qumështi absorbohet dhe nuk mbet asgjë për të dalë jashtë,” tha Musa në postimin e saj.
Ndërkaq, ajo ka sugjeruar edhe ushqimet të cilat duhet ngrënë tek foshnjat që ushqehen me ushqime solide e shfaqet kapsllëku.
Musa ka rekomanduar që të konsumohen uji, kumbulla, dardha e ushqime të tjera./
“Për bebat më të mëdha se 6 muaj është mirë të provohen këto produkte për kapsllëk.Ujë, kumbull, dardhë, papaja,oriz i kaftë, lente, fiq, avokado, brokolli”, thotë ndër të tjera mamia.
Më tutje, rekomandon që të mos bëhen eksperimente me barna ose receta, pa marrë pëlqimin e profesionistëve shëndetësor./Gazeta Shneta/