Përveç gjirit të nënës, biberonit dhe shishes fëmijët shpesh krijojnë një lloj varësie edhe nga thithja e gishtit të tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Si ta largojmë këtë refleks, te muajve te pare sidomos.
1. Ditët e para kur e shikoni qe kjo po shndërrohet ne shprehi vendosjani dorezat, në mënyrë që mos ta gjejnë gishtin.
2. Sapo ta zërë gjumi beben, menjëherë largojuni dorezat, në mënyre qe mos te i ngritët temperatura e trupit të bebes
3. Jepjani në dore një lodër, por jo nëse ka fije sintetike, duhet të jetë 100% pambuk
4. Nëse nuk e largon gishtin dot pa mbushur 1 vit, atëherë menaxhimi bëhet më i vështirë, si dhe krijohet në shprehi dhe varësi
Pasojat:
1. Nëse bebja e thith gishtin e madh pas 6 muajve, kur fillojnë edhe dalja e dhëmbëve, atëherë mund të vijë deri te deformimi i nofullës
2. Pengon në të folur dhe shqiptimin e disa germave
Ndërsa nëse fëmijet mbi një vjeç e kanë ende këtë shprehi, duhet metoda tjera te largimit.
Përpara 1 viti, mjaftojnë dorezat./Gazeta Shneta/