Sado që keni qëllimin e mirë, fëmijëve nuk duhet ofruar ushqime pa lejen e prindit
Në rrjetin social Facebook, mamia Razije Musa ka treguar se është tejet e rëndësishme që nga prindërit të kërkohet leja para se fëmijëve t’u ofrohen ushqimet shkruan Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Kjo për faktin se fëmijët mund të kenë alergji apo edhe vet prindi nuk dëshiron që fëmija e tij/saj të konsumojë atë.
“Disa nana më kanë shkruar për të kërkuar mendim nga unë se si të veprojnë me njerëzit që u ofrojnë fëmijëve ushqime pa lejen e tyre. Shumica nga ato hallin e kanë me ushqimet e pashëndetshme që u jepen fëmijëve, qoftë nga mysafirët apo rrethi.”
Së fundmi, ajo rekomandon që duhet mësuar se përgjegjës për fëmijët janë prindërit, andaj duhet marrë aprovimi nga ana e prindit për t’i ofruar ushqime fëmijëve të tyre.
Postimi i plotë:
MOS U OFRONI FËMIJËVE USHQIME PA LEJEN E PRINDËRVE
Kultura e ofrimit të ushqimeve për fëmijët e cila sado që bëhet me qëllim të mirë nuk është e pranueshme.
Disa nana më kanë shkruar për të kërkuar mendim nga unë se si të veprojnë me njerëzit që u ofrojnë fëmijëve ushqime pa lejen e tyre. Shumica nga ato hallin e kanë me ushqimet e pashëndetshme që u jepen fëmijëve, qoftë nga mysafirët apo rrethi.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kërkohet leja e prindit para se të ofrohet dicka për fëmijën, mund të ketë alergji por edhe mund të jetë ndonjë lloj i ushqimit që nana nuk don të ja ofroj fëmijës së saj.
Unë njoh nana që nuk duan që fëmijët e tyre as të shijojnë për test pijet e gazuara dhe kanë plotësisht të drejtë, por kam qenë vetë dëshmitare kur fëmijës i është ofruar një pije e tillë pa u pyetur paraprakisht prindi.
Jo gjithmonë qëllimi i mirë për të ofruar atë cka po e konsumoni ju ka rezultat të mirë, të mësohemi se përgjegjës për fëmijën janë prindërit dhe të gjithë ne të tjerët duhet të marim leje nëse duam të ofrojmë apo propozojmë dicka.
Me dashuri,
Razija