Kjo foshnje e posalindur ka sfiduar gjithçka që kemi ditur deri më tani nga mjekësia për bebet.
Pak minuta pasi ka lindur, foshnja shihet duke hedhur hapin e parë në një video të postuar në rrjetet sociale në Brazil, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
“O Zoti im, vajza po ecë. Faleminderit Zot”, dëgjohet duke thirrur mamia e cila e mban beben në krah.
Ajo ka shpjeguar se si ka dashur që ta lajë atë, por bebja ka insistuar që të ngrihet dhe të ecë.
Shikojeni këtë moment të jashtëzakonshëm. /Gazeta Shneta/