Po në këtë datë, vitë më parë Britania e Madhe administroi dozën e parë të vaksinës anti covid, Pfizer.
E, një ndër personat e parë që mori këtë vaksinë, sot shprehet se është shumë e lumtur për këtë veprim shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Margaret Keenan ishte personi i parë që u vaksinua kundër Covid-19.
“Ka qenë një vit i mrekullueshëm më të vërtetë”, tha ajo.
Sipas saj, njerëzit e falenderonin atë sa herë takoheshin për guximin e marrë për të dëshmuar se vaksina është mjeti më i fuqishëm për të mbrojtur shëndetin nga virusi.
“..është bukur të dëgjosh këtë, madje edhe të rinjtë më kanë folur dhe kjo më bën të ndihem mirë.”
Edhe pse sot shënon një vit të plotë që është vaksinuar kundër Covid, Keenan u bën thirrje njerëzve që të vaksinohen.
“Unë them, ju lutem, vaksinohuni që të shpëtoni jetën tuaj, jetën e miqve, familjes dhe NHS gjithashtu”./Gazeta Shneta/