Martesa e saj bëri bujë të madhe në mediet rozë, ku u përfol vërtetë çdo detaj.
Bëhet fjalë për moderatoren, e cila para pak ditësh i është rikthyer ekranit dhe publikut të cilit vërtetë se i kishte munguar.
Por kësaj here, edhe më e buzëqeshur. Është dëshmuar përmes shumë fotografive që ka një jetë të lumtur martesore me Getoar Selimin, ndërkaq në paraqitjen e saj në edicionin e parë të emisionit që kishte paralajmëruar, shihen disa shenja tjera…
Edhe pse është ende herët të vërehet, por duket qartë se barku i saj ka filluar të marrë tjetër formë. E në qoftë ashtu, vërtetë një gëzim i madh për çiftin dhe mijëra ndjekës të tyre./Kosovarja/