Marrëdhënia e parë seksuale pas lindjes, ja çfarë duhet të dini

2017-10-25 në ora 15:47

Fëmija që po rrisnit brenda barkut tuaj për 9 muaj tashmë është në krahët tuaj dhe ju duhet të kujdeseni për të, por nuk duhet të anashkaloni as marrëdhënien tuaj me partnerin. Ju duhet t’i falni shumë dashuri njëri-tjetrit, dhe duhet të kujdeseni, të komunikoni sa më shumë rreth problemeve që mund të keni.

Një nga problemet mund të jetë edhe marrëdhënia seksuale, dhe shpesh gratë kanë disa mendime të ndryshme rreth saj.

Mendimet e një gruaje në lidhje me jetën seksuale pas lindjes

  • A do të ndiej dhimbje herën e parë? Dhimbjet e qepjes pas lindjes mund të kthehen në një problem por me shumë dashuri dhe durim kjo gjë do të kalojë.
  • Do të jem e bukur në sytë e partnerit tim? Shpesh kilet e marra në shtatzani janë një frikë vetëm për nënën sepse babai ndoshta nuk i merr aspak në konsideratë.
  • Më mirë të fik dritën! Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për të fshehur barkun derisa të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithsesi kjo mund të jetë një mënyrë e mirë herët e para për të nxjerrë nga vetja sikletin dhe të mësoheni me idenë se duhet të doni veten për atë që jeni.
  • Do të jem ende në gjendje të ndiej si më parë? Sigurisht që po! Në lidhje me këtë është shumë e rëndësishme të mos mendoni negativisht dhe t’i përkushtoheni marrëdhënies tuaj.