Në shumë vende, gratë ekzaminohen në mënyrë rutinore për diabetin gestacional pasi frekuenca e kësaj gjendje është bërë një krizë shëndetësore.
Ndryshimet hormonale gjatë shtatzanisë dhe predispozicioni gjenetik sigurisht që luajnë një rol, por pa dyshim që stilet e jetës tonë moderne kanë një ndikim të madh shkruan Bellybelly.au përcjell Gazeta Shneta.
Por a është dieta jonë moderne, veçanërisht gjatë shtatëzanisë, e dëmshme? A është marrja e tepërt e sheqerit një rrezik për bebet tona?
Një studim i ri i botuar në ‘European Respiratory Journal’, zbuloi se marrja e sheqerit nga ana e nënës mund të rrisë rrezikun e atopisë dhe astmës tek fëmijët në të ardhmën.
Për më shumë informacione në lidhje me komplikimet e shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Atopia është një term i përdorur për të përshkruar tendencën e një fëmijë për të zhvilluar kushte alergjike si ekzema, astma dhe alergjia.
Numri i fëmijëve që vuajnë nga alergjitë, astma dhe ekzema është i lartë në vendet perëndimore ku marrja e sheqerit është gjithashtu e lartë.
Ndërsa ky studim nuk mund të thotë se sheqeri është një shkak, studimi gjeti një lidhje të fortë midis konsumit të lartë të sheqerit gjatë shtatëzanisë dhe një tendencë për të zhvilluar sëmundje alergjike siç janë riniti alergjik, astma dhe dermatiti atopik te fëmijët. /Gazeta Shneta/