Me përhapjen e variantit Delta, Zelanda e Re ka ndërmarrë masat anti covid, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve, mbylljen e shkollave dhe bizneseve. Për këtë, kryeministrja Jacinda Ardern është shprehur se masat po ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së varianit, mirëpo “Delta është shumë e ndërlikuar”.
Ndonëse masat anti covid janë në aplikim e sipër në Zelandën e Re, vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 68 raste të infektimit me Covid shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Aktualisht, numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë valë të Covid ka arritur në 277.
Deri në fund të këtij muaji, kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, shkollat dhe shumë vende të punës do të jenë të mbyllura.
“Bllokimi ka një ndikim, por Delta është shumë e ndërlikuar”, është shprehur Ardern në një konferencë për shtyp.”Ne duhet të jemi shumë vigjilentë”.
Strategjia e Ardern për të ngadalësuar përhapjen e virusit duke përdorur kontrolle të ashpra kufitare dhe mbyllje të përkohshme, ka mbështetjen e gjerë në Zelandën e Re, mirëpo qeveria e saj po përballet me kritika në lidhje me procesin e vaksinimit.
Sipas Ardern, masat anti covid do të vazhdojnë tutje, gjersa shumica e popullsisë të vaksinohen kundër Covid.
“Askush nuk dëshiron të përdorë kufizimet gjithmonë, ky nuk është qëllimi ynë”.
Rreth 80 për qind e popullsisë ende nuk janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.
Deri më tani, 3 milionë doza të vaksinës janë administruar dhe në 24 orët e fundit janë vaksinuar 87 mijë qytetarë, bën të ditur mes tjerash qeveria./GazetaShneta/