Qeveria e Kosovës mbrëmë ka publikuar dokumentin me masat të cilat u miratuan në mbledhjen e djeshme.
Me këtë vendim Qeveria ka ndaluar të gjitha klubet e natës si dhe ahengjet, duke përfshirë dasmat, fejesat dhe mbrëmjet e maturës në tërë territorin e Kosovës nga data 20 gusht deri më 1 shtator.
Me vendim të Qeverisë nga data 20 gusht poashtu lejohen grumbullime apo tubime në kuadër të festivaleve dhe koncerteve, aktivitete sportive dhe kulturore me jo më shumë se 100 persona. Hyrja në këto ambiente lejohet vetëm me certifikatë të vaksinës, test PCR negativ apo test serologjik.
Shërbimet e gastronomisë do të kufizohen deri në ora 22:30. Lokalet me hapësira të mbyllura do të kenë mundësi të shfrytëzojnë deri në 50 për qind të kapacitetit të tyre, ndërsa në hapësira të jashtme 70 për qind.
Vendimin e plotë të Qeverisë mund ta gjeni në këtë vegz: Masat e reja /Gazeta Shneta/