Kariesi është një prej sëmundjeve më të shpeshta kronike te fëmijët, ndërsa prek po thuajse gjysmën e fëmijëve të moshës nga pesë deri në 17 vjeçe.
Me qëllim që t’i mbrojmë fëmijët sa më shumë nga kariesi është mirë të veprohet në kohë. Mjeku.Net në vazhdim ju sjell disa këshilla të dhëna nga Asociacioni i Dentistëve Amerikanë në lidhje me parandalimin e kariesit:
Nëse pijet e ëmbëlsuara i konsumojmë me anë të ushqimit, dhe jo si të ndara nga ushqimi, ato janë më pak të dëmshme. Arsyeja është te prodhimi më i madh i pështymës gjatë vakteve kryesore. Pështyma neutralizon acidin dhe shpërlan mbetjet e ushqimit dhe pijes nga sipërfaqja e dhëmbëve.
Kufizoni ushqimet në mes të vakteve kryesore. Gjithmonë është mirë që në mes të vakteve të konsumoni ushqime të shëndetshme, por menjëherë pas çdo ngrënie përtypni çamçakëz pa sheqer. Çamçakëzët stimulojnë prodhimin e pështymës.
Uji i fluorizuar mund të ndihmojë krijimin e kariesit të dhëmbëve.
Dy herë në ditë duhet të pastrohen dhëmbët me ndonjë pastë e cila përmban fluor, dhe së paku një herë në ditë t’i pastroni me penj për dhëmbë.
Inkurajoni fëmijët të hanë më shumë pemë dhe perime, dhe më pak ëmbëlsira të tjera. /Mjeku.Net/