Maska me dy përbërës, që bën thembrat e tuaja të buta si të foshnjës

2018-05-19 në ora 13:14

Për t’u bërë gati për këpucët verore, filloni t’i zbutni thembrat.

Në vend që të shkoni në sallone dhe të paguani për trajtime të shtrenjta, ju rekomandojmë maskën nga dy përbërës e cila në tërësi do t’i zbutë shputat, transmeton Telegrafi.
Çfarë nevojiten:

– 1 banane mesatare,

– 1 lugë mjaltë.

Përdorimi:

Me pirun shtypni mirë bananen dhe shtoni mjaltin.

Përzieni dhe tretjen qiteni në shputat që sapo i keni larë.

Mbështillni me folie dhe lërini të qëndrojnë 10 minuta.

Hiqeni folien, shputat shpëlani, dhe lyeni me kremi hidratues. /Telegrafi/