Një studim i ri, sugjeron që maskat e fytyrës kanë një efekt të ulët të papërfillshëm në nivelet e dioksidit të karbonit dhe oksigjenit tek individët me sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD).
Ky hulumtim, i botuar në revistën ‘Annals of the American Thoracic Society’, kontribuon në shpërndarjen e disa prej miteve rreth përdorimit të maskave të fytyrës në kontekstin e pandemisë Covid-19 shkruan MedicalNewsToday, përcjell Gazeta Shneta.
Ndërsa bota fiton më shumë informacion në lidhje me SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, shkencëtarët janë bërë gjithnjë e më të bindur se maskat mund të ndihmojnë në uljen e përhapjes së tij.
Mënyra kryesore që transmetohet SARS-CoV-2, përfshin grimcat virale që hyjnë në traktin respirator të një personi. Kjo zakonisht ndodh pasi një person tjetër kollitet, teshtinë ose flet afër tyre, duke prodhuar pika ose aerosole që transportojnë virusin.
Si pasojë, maskat e fytyrës luajnë një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e ekspozimit ndaj virusit dhe kufizimin e sasisë së virusit që një person mund të projektojë ndaj të tjerëve.
Ekziston një konsensus në rritje për vlerën e maskave të fytyrës në zvogëlimin e përhapjes së SARS-CoV-2, megjithëse nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Për të provuar këtë teori, studiuesit që qëndronin pas këtij studimi të vogël rekrutuan 15 mjekë të stafit të mjekësor, të cilët nuk kishin probleme shëndetësore që preknin mushkëritë e tyre dhe 15 të tjerë me probleme në mushkëritë e tyre.
Monitorimi përfshinte, ndër të tjera, nivelet e oksigjenit në gjak të kontrolluar me një test gjaku para dhe pas një ushtrimi 6-minutësh në këmbë. Ky ushtrim u bë duke bartur maskën, sipas protokollit të spitalit gjatë një pandemie.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Studiuesit përdorën një monitor ‘LifeSense’ për të kontrolluar ajrin e dhomës fillestare dhe më pas vazhdimisht morën matje gjatë gjithë kohës që pjesëmarrësit kishin përdorur maska.
Siç pritej, pjesëmarrësit me sëmundje pulmonare obstruktive kronike kishin nivele të ulëta (lehtas) të oksigjenit në gjak sesa ata pa sëmundje të frymëmarrjes.
Mirëpo, nuk kishte ndonjë ndryshim të madh në shkëmbimet e tyre të gazit për shkak të mbajtjes së maskës.
“Ne tregojmë se efektet janë minimale në të shumtën e rasteve, madje edhe tek njerëzit me dëmtime shumë të rënda të mushkërive” thotë autori i studimit Dr. Michael Campos.
Nëse një person përjeton gulçim ndërsa mban maskë, sugjeron studimi se kjo nuk rezulton nga nivelet e reduktuara të oksigjenit ose nga një rritje e niveleve të dioksidit të karbonit.
Dr. Campos shpjegon se: “Dispnea, ndjenja e gulçimit që ndihet me maska nga disa, nuk është sinonim me ndryshimet në shkëmbimin e gazit.
Kjo ka të ngjarë të ndodhë nga kufizimi i rrjedhës së ajrit me maskën në veçanti kur nevojitet ventilim më i lartë gjatë sforcimit “.
Ndërsa e pranojnë që maskat mund të jenë të pakëndshme për disa, autorët e bëjnë të qartë se mbajtja e një maske është thelbësore në ruajtjen e shëndetit të mbajtësit dhe atyre përreth tyre. /Gazeta Shneta/