Të gjithe kemi disa karikues në shtëpi, qoftë të celularit apo laptopit dhe shpesh kemi parë që ata kanë qënë në duart e fëmijëve tanë duke mos e ditur me saktësi sa të rrezikshëm janë. Nga dita e sotme duhet të fillojmë të mendojmë ndryshe, të paktën këtë shpresojmë ta bëjmë të gjithë pas tregimit real të një nëne.
Historia e një nëne!
Courtney është një nënë që ka vendosur të ndajë historinë e saj në facebook në mënyrë që të gjithë prindërit të ndërgjegjësohen në lidhje me rrezikun që karikuesët paraqesin për fëmijët. Ajo shprehet:
“Kam vendosur të ndaj historinë time në mënyrë që edhe ju të njiheni me rreziqet që karikuesi sjell. Në daten 28 shtator vajza ime 19 muajshe ishte duke kapur kariuesin me dorë dhe në një moment e futi në gojë. Ai nuk ishte në prizë, por gjithsesi na u desh të shkonim në urgjencë dhe sipas mjekëve ajo kishe pësuar një djegie elektrike. Kjo kishte ndodhur gjatë kohës që vajza kishtë lëpirë me gojën e saj karikuesin.
Gjithmonë jemi treguar të kujdesshëm me prizat dhe karikuesët por atë ditë ndodhi aksidentalisht kjo ngjarje. U deshën vetëm pak sekonda që vajza të pësonte djegie. Ajo është një djegie e rëndë por falë mjekëve dhe kujdesit të tyre vajza nuk ndien shumë dhimbje”.