Smartfonët dhe tabletët po fajësohen për rritjen e numrit të fëmijëve me morra në kokë.
Fëmijët që përdorin telefona të mençur kanë dy herë më shumë të ngjarë që të kenë morra në kokë, sipas një studimi.
Ekspertët fajësojnë kulturën e ‘selfie’ për rritjen e tyre, pasi fëmijët grumbullohen kokë më kokë për ta shikuar një video apo fotografi në smartfon, transmeton Gazeta Shneta.
Kontakti i afërt e lehtëson depërtimin e morrave që të shpërndahen, sipas ekspertëve të këtij studimi.
Meqenëse nuk ekziston ndonjë mënyrë konkrete për parandalimin e shpërndarjes së morrave, Michael Lawless nga Klinika Austaliane theksoi se ndërgjegjësimi i prindërve është çelësi i menjanimit të tyre.
Lawless sugjerojë që fëmijët të mos ndajnë kapelet e tyre me fëmijë të tjerë, për ta parandaluar shpërndarjen e këtyre insekteve.
“Prindërit duhet të përgatiten duke kontrolluar rregullisht kokën e fëmijës së tyre, pasi vetëm rreth 30 përqind e njerëzve në të vërtetë u shkaktohet kruarje koke pa ndonjë arsye,” tha ai./Gazeta Shneta/