Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se janë në sjellë në vendin tonë dhe kontigjenti i dytë i vaksinave të kompanisë Pfizer.
“Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë”, shkruan Vitia në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Kujtojmë se kontigjenti i parë i vaksinave të blera përmes kompanisë Pfizer nga Republika e Kosovës janë sjellë në ditën e djeshme me 81.900 doza të vaksinës gjithsej. /Gazeta Shneta/