Zjarri që shpërtheu mbrëmë në qendrën modulare Covid-19 në Spitalin e Tetovës dyshohet se la të vdekur mbi 10 pacientë, ndërsa në mesin e viktimave raportohet se ka edhe staf mjekësor e familjarë të pacientëve, shkruan Gazeta Shneta.
Numri i saktë i viktimave ende nuk është konfirmuar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipqe ka deklaruar se zyrtarisht dihet për 10 viktima, por numri mund të rritet.
Me rastin po merren pesë prokurorë për të mësuar shkaqet e këtij shpërthimi të fuqishëm, nga i cili mbetën të lënduar poashtu disa pacientë të tjerë.
Për këtë ngjarje tronditëse kanë shprehur ngushëllime krerët e shtetit të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar mbrëmë se ka biseduar në telefon me kryetaren e Tetovës Teuta Arifi, të cilës i ka shprehur ngushëllime si dhe i ka ofruar ndihmë në rast nevoje.
Ngushëllime ka shprehur edhe Presidentja Vjosa Osmani. /Gazeta Shneta/