Sipas raportit të fundit të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë të hospitalizuar 107 pacientë me Covid.
Vetëm në QKUK janë të shtrirë 70 pacientë, ku 31 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me Covid, 54 me oksigjeno-terapi shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkohë, në Klinikën Infektive janë 34 pacientë, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 36 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 37 pacientë, 33 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv, 18 me oksigjeno-terapi./GazetaShneta/