Koronavirusi Covid-19 deri më tani ka prekur mbi 110 mijë persona në krejt botën, dhe rreth 3900 kanë vdekur.
Shumica e të prekurve dhe viktimave janë në vendin ku ka lindur virusi në Kinë, ndërsa në vendin e dytë është Italia me afër 8 mijë të infektuar dhe mbi 350 viktima.
Ndërkaq shifrat e personave të shëruar nga sëmundja kanë arritur mbi 62 mijë.
Kujtojmë se koronavirusi është konfirmuar tanimë edhe në Shqipëri me dy raste, ndërsa në rajon të paprekura deri më tani kanë mbetur vetëm Kosova dhe Mali i Zi. /Gazeta Shneta/