Mbi 20 milionë të infektuar në Indi, vazhdon mungesa e oksigjenit dhe shtretërve në spitale

2021-05-04 në ora 16:12

India tejkaloi pragun e 20 milionë të prekurve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, por qeveria thotë se përhapja po ngadalësohet.

Ky shtet raportoi mbi 355 mijë raste gjatë 24 orëve të fundit, një rënie e ndjeshme nga rekordi prej 400 mijë, i regjistruar më 30 prill. Kjo i atribuohet edhe pakësimit të testeve ditore, duke nxitur frikë që bilanci në Indi mund të jetë shumë herë më i lartë.

Ndërkohë, vijojnë problemet në spitale teksa mungesa e oksigjenit dhe e shtretërve po pengon trajtimin e të infektuarve me koronavirus.

Kjo ka rritur ndjeshëm bilancin ditor të viktimave, për një total prej 222 mijë jetëve të humbura që prej nisjes së pandemisë.