Më tepër se 50 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore dje në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas drejtorit të kësaj klinike, Naser Syla, deri në orën 23:00 trajtim mjekësorë kanë kërkuar 51 qytetarë si pasojë e aksidenteve në trafik ndërsa pas mesnatës numri i pacientëve është rritur.
“51 aksidente kanë qenë vetëm deri në ora 23:00, pas orës 24:00 janë bë edhe më shumë për pesë apo gjashtë raste”, tha ai për Gazetën Shneta.
“Nuk e di gjendjen e tyre për shkak se janë dërguar nëpër klinika”, tregon tutje ai. /Gazeta Shneta/