Ditëve të fundit, vendi ynë po shënon një rritje të dukshme të raste pozitive me Covid-19.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 52 raste nga 267 testime në total shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë periudhë nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes, ndërsa 15 qytetarë janë shëruar.
Ndonëse, numri i rasteve të infektimit me Covid ka filluar të rritet, në 24 orëshin e fundit janë administruar vetëm gjashtë (6) doza të vaksinës.
Deri më sot janë dhënë 103,145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid.
Aktualisht, vendi ynë shënon 250 raste aktive. /Gazeta Shneta/