Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se janë duke u trajtuar 503 pacientë për Sars-CoV-2, shumica prej të cilëve janë të konfirmuar pozitiv.
SHSKUK ka njoftuar se tetë pacientë janë në gjendje kritike dhe janë të intubuar në mjekimin intensiv, 21 janë me CPAP dhe 274 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, shkruan Gazeta Shneta.
Në QKUK dhe në klinika janë të hospitalizuar 219 raste, prej të cilëve të konfirmuar me test RT PCR janë 166 pacientë ndërsa të pakonfirmuar 51.
Në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 284 pacientë, prej të cilëve 137 janë të testuar pozitiv nga Instituti Kombëtar. /Gazeta Shneta/