Mbi 60 aksidente në 24 orët e fundit, një përfundoi me vdekje
Në 24 orët e fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 66 aksidente, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj.
Në një nga aksidentet një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa 23 persona janë lënduar dhe 42 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur 1 mijë e 419 shoferë për shkelje të rregullave të komunikacionit. Gjatë këtij viti në aksidente në komunikacion kanë vdekur mbi 60 persona. /Gazeta Shneta/