Në spitalet publike të Kosovës po trajtohen 608 pacientë me Covid-19, prej të cilëve 24 janë në respiratorë.
SHSKUK ka njoftuar se vetëm në QKUK janë të hospitalizuar 280 pacientë, prej të cilëe 14 janë në respiratorë dhe po aq në CPAP. Me oksigjen po trajtohen 184 pacientë.
Ndërkaq në spitalet rajonale janë gjithsej 328 pacientë, 10 prej tyre janë në respiratorë dhe nëntë në CPAP. Gjithsej 192 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi. /Gazeta Shneta/