Mbi 900 pacientë të sëmurë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës, ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar.
SHSKUK ka njoftuar se 917 pacientë të sëmurë me Covid-19 janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare, dhe në spitalet rajonale.
Me oksigjeno terapi po trajtohen 734 pacientë, prej të cilëve 12 janë në mjekimin intensiv.
Në Klinikën e Gjinekologjisë janë të hospitalizuara pesë gra, ndërsa në Pediatri po trajtohen 19 fëmijë. /Gazeta Shneta/