Bordi i ri i SHSKUK-së i emëruar nga Qeveria Kurti është mbledhur për herë të parë.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime zyrtare brenda QKUK-së se Bordi i ri i kryesuar nga mikrobiologu Dr. Xhevat Jakupi, aktualisht janë në takim me drejtorin e SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu.
Bordi përbëhet edhe nga gjashtë anëtarë të tjerë, Dr. Agreta Gecaj-Gashi, anesteziologe/intensiviste në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv në QKUK; Dr. Aida Rexhepi, Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive;
Dr. Diana Dafota nga Spitali i Gjakovës, do të mbajë pozitën e përfaqësueses nga spitalet rajonale. Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor; Dr. Mirsad Shkreta, stomatolog, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë; dhe anëtari i shtatë sipas njoftimit të MSH-së do të jetë një ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik. Aktualisht në këtë pozitë është Enver Gashi i cili ishte përzgjedhur nga Bordi i kaluar. /Gazeta Shneta/