Mbrojeni fëmijën tuaj nga fruthi, me këto mënyra

2017-05-22 në ora 09:03

Fëmijët e vegjël mund të shfaqin komplikacione të mëdha nëse preken nga virusi i fruthit, për këtë arsye duhet ta mbroni atë! Kjo sëmundje është një shqetësim për të gjithë, dhe më të shqetësuarit duhet të jeni ju prindër, fëmijët e të cilëve nuk janë të vaksinuar. Fëmijët e porsalindur janë imunë, duke qënë se e kanë marrë këtë nga nëna, por kjo ndryshon nga fëmija në fëmijë në varësi të fuqisë së imunitetit të nënës. Në fillim pas lindjes imuniteti është më i fortë dhe më pas, me kalimin e muajve ai bie.

Ndiqni programin e vaksinave që shteti juaj ka vendosur

Vaksina e fruthit (MMR) është shumë e rëndëishme për t’u kryer, e cila merret në dy doza të ndara (12 muajsh dhe 5 vjeç). Nëse fëmija preket nga virusi i fruthit midis muajit të 6 dhe 12 të jetës, ka nevojë të marrë sërish dy dozat në kohën e caktuar nga protokolli.

Sigurohuni që të gjithë të jenë të vaksinuar

Një mënyrë e mirë për ta mbrojtur fëmijën është ta mbani larg fëmijëve të pavaksinuar. Personat e vaksinuar mbrojnë ata që nuk janë të vaksinuar, në këtë rast bebet e vogla të cilët thamë që gjithsesi e kanë njëfarë imuniteti nga nëna.

Kujdes ku e çoni fëmijën tuaj

Imunizimi i gjithë shoqërisë ka përfitime të mëdha shëndetësore. Rreziku do të jetë më i lartë në vende që frekuentohen nga shumëllojshmëri njerëzish (aeroportet, qëndrat tregëtare, resortet turistike), kjo pasi nëse jeni i vaksinuar me siguri nuk do të rrezikoheni nga fruthi, e kundërta do të ndodhë nëse nuk do të keni marrë vaksinën MMR. Ky rrezik do të jetë më i ulët në vendet që frekuentohen nga sa më pak persona, sidomos nëse jetoni në një vend që rezulton të ketë një shkallë të ulët të vaksinimit të shoqërisë. Virusi mund të merret nëpërmjet ajrit në të cilin qëndron aktiv për 2 orë. Nëse do të ndërmerrni një udhëtim me fëmijën tuaj jashtë vendit dhe ai nuk është i vaksinuar duhet të flisni më parë me mjekun pediatër./Pernenat.al/