Tashmë të gjithë e dimë se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin, e në veçanti për shëndetin e fëmijëve.
Ekspozimi ndaj tymit që nuk mund t’i shmangen i sjell rrezik mirëqenies së tyre shëndetësore. Organizmi i fëmijëve është në zhvillim e sipër, prandaj ata janë shumë më të ndjeshëm ndaj duhanpirjes pasive.
Foshnjat e nënave që konsumojnë duhan në shtatzëni, janë më të rrezikuara nga ‘sindroma i vdekjes së papritur’, kanë funksion më të dobët të mushkërive dhe janë të prira ndaj inflamacioneve të mushkërive dhe alergjive.
Nënat shtatzëna që janë të ekspozuara ndaj duhanpirjes pasive, lindin fëmijë me peshë më të vogël dhe që janë të prirë ndaj sëmundjeve.
Po ashtu, duhanpirja sekondare (pasive) përforcon mundësinë e shfaqjes së astmës, ndezjes së fytit dhe veshit.
Nëse dëshironi që ta mbroni fëmijën tuaj nga duhanpirja pasive, veproni si më poshtë:
– Ndalojeni duhanin në shtëpinë tuaj.
– Kërkoni nga duhanpirësit që të dalin në ballkon ose jashtë.
– Vizitoni vendet publike ku është i ndaluar duhani.