Janë mbyllur punimet e Kongresit të IV-së të Mjekësisë i organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Sipas një njoftimi nga OMK, në këtë kongres kanë marr pjesë mbi 2 mijë mjekë të profileve të ndryshme.
Njoftimi i plotë:
Mbyllen me sukses punimet e Kongresit të IV-të të Mjekësisë
Sot u prezentuan punimet me temat nga Endokrinologjia pediatrike, Nefropatia diabetike dhe Komplikimet kardiovaskulare të Diabetit Mellit.
Disa nga ligjëruesit ishin: Ass. Dr. Merita Emini – Sadiku, Dr. Rina Tafarshiku, Prof. Dr. Zoran Gucev, Dr. Atifete Ramosaj – Morina, Dr. Nexhat Miftari etj.
Në fjalimin përmbyllës të Kongresit të IV-të të Mjekësisë, nënkryetari i Odës, Dr. Lauras Idrizi falënderoi ligjëruesit,pjesmarrësit, organizatorët dhe sponsorët e këtij Kongresi.
Pjesëmarrës në Kongresin e IV-të të Mjekësisë ishin rreth 2000 mjekë të profileve të ndryshme.