Një ordinancë mjekësore është mbyllur në Britaninë e Madhe pasi dy anëtarë të stafit mjekësor u diagnostikuan me koronavirusin.
Pacientët në qytetin Country Oak u referuan për të kryer testet në spitalet e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor dhe rezultuan pozitiv me virusin nga Kina, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Kujtojmë Britania e Madhe e ka shpallur koronavirusin kërcënim serioz ndaj shëndetit publik. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se rreziku ende mbetet në nivel të ulët.
Deri më tani në Britani janë diagnostikuar tetë raste me koronavirus. /Gazeta Shneta/