Është mbyllur për herë të dytë konkursi për shefa dhe drejtor të SHPTA-së në QKUK.
Kësaj radhe një pozite të shefit ia ka mësyrë edhe një ish-drejtor spitali. Bëhet fjalë për Hilmi Shalën, ish-drejtor i Spitalit të Gjakovës i shkarkuar në dhjetor të vitit 2021. Shala ka kandiduar për pozitën e shefit të Barnatores Qendrore, shkruan Gazeta Shneta.
Më poshtë gjeni të listuar emrat e të gjithë kandidatëve sipas pozitave:
Kandidatët për drejtor të SHPTA-së janë: Ramadan Beqiri; Havushe Rexhepi; Lorik Lipoveci; Agim Gjeli; Hasan Ajeti; Mentor Zejnullahu; Haqif Arifi; Arben Gashi; Naim Sahiti dhe Munib Derguti.
Kandidatët për shef të Sektorit për Furnizim me Barna dhe material hargjues medicinal janë:
Hilmi Shala; Kujtim Parduzi; Shkumbin Kastrati; Selvete Prushi-Ismaili; Dardane Mehaj; Shqipe Fetahu; Arbresha Nevzati.
Kandidatët për pozitën e shefit të Sektorit të Pronës: Sibel Safçi; Havushe Rexhepi; Agim Gjeli; Minerva Dermaku; Mimoza Mustafa-Fusha; Gëzime Shala; Imer Rudari; Lavdim Salihu; Qendrim Shefkiu.
Kandidatet për Shef të Sektorit të Prokurimit: Fehmi Havolli; Arsim Çitaku; Nexhat Halili; Minerva Dermaku.
Kandidat për Shef të Sektorit të Ushqimit: Fisnik Dobra; Adriana Çabra; Asim Haxholli; Diellza Azemi; Shkumbin Mehmeti; Faik Dervishi; Qendrim Shefkiu; Behxhet Shala. /Gazeta Shneta/