Matheë Phelps një i ri nga Karolina e Veriut ka goditur 123 herë gruan e tij me thikë pasi ka pirë shurup kundër kollës.
“Unë kam parë një ëndërr, dhe kur u zgjova ndeza dritat dhe pashë që gruaja ime kishte vdekur”, tregon 28 vjecari për 911, transmeton Gazeta Shneta.
“Kur u zgjova pash një thikë të përgjakur afër gruas sime, mendoj që unë e kam bërë këtë”, shprehet Phelps.
Ai thotë se kishte pirë shume barna kundër kollës. Ai tregon më tutje se kishte halucinacione dhe ishte jashtë kontrollit të vetes së tij.
Sipas “People Magazine” në shtëpinë e çiftit janë gjetur ilaçe Coricidin HBP, që janë kundër kollës.
Ndërsa në trupin e gruas nuk u gjendën ndonjë dozë e alkoolit apo diçka tjetër, dhe kjo vrasje u konsiderua si ndër më të rëndat në vend./Gazeta Shneta/