Sipas një studimi të vitit 2018 për 486 shtatëzani, 44.2 përqind nëna shtatzëna u përballën me pagjumësinë gjatë tremujorit të pare.
Pagjumësia gjatë shtatzënisë së hershme zakonisht vjen si pasojë e faktorëve të tillë si ndryshimet hormonale shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Studimi përfundon se pagjumësia ka më shumë të ngjarë të ndodhë tek ato që kanë probleme me gjumin para se të mbeten shtatzënë.
Poashtu, pagjumësia ka tendencë të përkeqësohet ndërsa shtatzënia përparon, por mund të ndodhë në çdo fazë. Në tremujorin e parë, ndërrimet hormonale janë shkaku më i mundshëm.
Nivelet e hormonit progesteron janë të larta gjatë tremujorit të parë, dhe kjo mund të shkaktojë përgjumje gjatë ditës.
Andaj për të pasur një gjumë më të mirë gjatë kohës së fillesave të shtatzënisë është rekomanduar që ju të ndjekni këta hapa:
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
– Praktikoni një higjenë më të mirë të gjumit;
– Zgjohuni dhe shkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo ditë;
– Mbajeni dhomën e gjumit të errët dhe të freskët;
– Bëni shtratin sa më të rehatshëm dhe tërheqës;
– Mos përdorni ekrane në shtrat, si telefona ose televizion;
– Kufizoni kafeinën para shtratit, ose eliminojeni atë gjatë gjithë ditës.
Zakonet e tjera për të promovuar gjumin përfshijnë të keni një masazh për të zvogëluar stresin ose duke marrë një banjë të ngrohtë para shtratit.
Me trajtimin e duhur dhe ndryshimet në stilin e jetës, të tilla si ushtrimi dhe terapia, një grua mund të jetë në gjendje të kapërcejë pagjumësinë gjatë shtatëzanisë. /Gazeta Shneta/