Në javën e njëzetë të shtatzënisë, Libia Vlasic nga New York-u, kishte shkuar për të bërë një kontroll me ultratingull tek mjeku i saj dhe ajo që pa në ekran, e bëri të gëzohet pa masë.
Në incizimin në fjalë, shihet dora e foshnjës duke përshëndetur nënën e saj.
Këtë fotografi, Libia e postoi në profilin e saj në Instagram dhe shumë shpejt u bë viral. Kjo ishte vërtetë diçka simpatike dhe dashamirëse, madje edhe shumë prekëse, për faktin se Libia dhe burri i saj kishin një kohë të gjatë që përpiqeshin për konceptim.
“Ne kishim hequr dorë nga çdo shpresë për të pasur edhe një fëmijë, por thjeshtë ndodhi një mrekulli që unë arrita të mbetem shtatzënë sërish”. Në ditën kur bëra ultrazërin e parë, nuk jam ndjerë edhe aq mirë, kështuqë nuk arrita ta kuptoja se çfarë saktësisht po ndodhte brenda trupit tim – theksoi nëna krenare.
Ne besojmë se disponimi i kësaj nëne, por edhe i babait është përmirësuar menjëherë me marrjen e lajmit të gëzuar, e pse jo edhe të përshëndetjes simpatike të foshnjës së tyre./femra.net/