Mendonte se ishte shtatzënë, por doli të kishte..

2017-05-04 në ora 14:22

Kur prova e shtatzënisë i doli pozitivisht, Sarah Cocchiara ishte duke pritur për fëmijën e saj të dytë.

Por, në skanimin e saj të parë, jeta e saj u kthye me kokë poshtë, pasi mjekët nuk zbuluan rrahje zemre dhe në vend të kësaj, zbuluan se po luftonte kancerin e mitrës shkruan The Sun, transmeton Gazeta Shneta.

Sarah, 31 vjeç, nga Nju Jorku, iu tha se tumori i saj po shkaktonte nivele abnormalisht të larta të hormonit të njëjtë të lëshuar gjatë shtatzënisë.

Si rezultat, testi ju kthye pozitivisht.

Sarah u diagnostikua me koriokarcinoma – një lloj i rrallë i kancerit që shfaqet kur qelizat placentale ndahen dhe bëhen kancerogjene.

Qelizat e placentës nga shtatzënia e saj e parë me vajzën Madison, kishin formuar një tumor të madhësisë së rrushit në mitrën e saj – duke shkaktuar që ajo të përjetonte simptoma të ngjashme me shtatzëninë.

Fatmirësisht, mjekët ishin në gjendje të hiqnin tumorin dhe një vit më vonë Sarah i ishte thënë se ishte në lehtësim.

Sarah doli e pastër në Maj të vitit 2015 dhe tha se mund të jetë ende e mundur që ajo të ketë fëmijë në të ardhmen.

Por tani për tani ajo thotë se po përqendrohet në rritjen e vajzës së saj./Gazeta Shneta/