Meningjiti vret 140 persona në Nigeri

2017-03-28 në ora 18:21

Një shpërthim i meningjitit në disa vende të Nigerisë ka lënë të vdekur të paktën 140 persona, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Është raportuar që shtatë vende deri më tani kanë të infektuar më shumë se 1,000 persona, kjo sipas Qendrës për Kontroll të Sëmundjeve Abuja.

Meningjiti shkakton një inflamacion në shtresat e jashtme të trurit dhe palcën kurrizore.

Kjo përhapje e sëmundjes është më e keqja ndonjëherë në Nigeri krahasuar edhe me atë të vitit 2009 që kishte lënë të vdekur 156 persona.

Ka shqetësime që shpërndarja e kësaj sëmundje mund të dalë jashtë kontrollit në qoftë se përhapet në kampet e refugjatëve apo në burgje.

Vaksinat, që mund të parandalojnë meningjitin, e që janë importuar nga shtetet fqinje nuk kanë pasur sukses, ndërsa tani është paraqitur nevoja për një lloj tjetër të vaksinës.