Menjëherë hiqni nga kuzhina këto enë, ja arsyeja

2017-07-04 në ora 15:55

Nga enët plastike të rekomanduara janë, nëse patjetër duhet t’i blini, vetëm nga plastika BPA-free me kodet ricikluese 1,2 apo 5.

Në kuzhinë fshihen shumë rreziqe për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm. Me atë rast mendojmë vetëm në bakteret dhe higjienën e pamjaftueshme.

Fjala është për enët, transmeton Telegrafi. Nëse në kuzhinën tuaj ushqimi gatuhet në enë plastike apo alumini, koha është t’i hidhni poshtë dhe bashkë me to edhe helmet të cilat i përmbajnë.

Plastika përmban bisfenolin A, i njohur si shkurtesë BPA. Ajo përbërje lidhet me shumë sëmundje, madje edhe me kancerin.

Disa shkencëtarë konstatojnë se shkaktojnë sterilitetin, sëmundjen e zemrës dhe diabetin.

Nga enët plastike rekomandohen, nëse patjetër duhet t’i blini, vetëm ngaplastika BPA-free me kodet ricikluese 1,2 apo 5.

Mbajeni në mend këtë të dhënë: kodet ricikluese 3 dhe 7 përfshijnë BPA apo bashkime të tjera të dëmshme.

Alumini është i lidhur me demencinë, sëmundjen e Parkinsonit dhe autizmin.
Për t’iu shmangur helmimit dhe sëmundjeve, më së miri është që enët plastike dhe të aluminit t’i zëvendësojmë me enë druri, qeramike, qelqi dhe enë të emaluara.