‘Gjaku po rridhte tek këmbët, dukej sikur dikush ishte vrarë’, janë këto fjalët e 29 vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar.
Si çift i ri ata kishin menduar ta festonin muajin e mjaltit si gjithë të tjerët por pas periodave ajo filloi të kishte gjakderdhje të vazhdueshme edhe në ditën e martesës.
Në fillim ajo mendonte se e tëra ka të bëjë me ciklin, por 2 muaj pas martesës, iu dha lajmi se ajo vuante nga kanceri në mitër, dhe kështu duhej t’i hiqeshin vezoret.
Ky lajm e tronditi Talitha Sargeant por nuk keni parë akoma gjë, pasi që komplikimet tjera ishin edhe më të rrezikshme, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Pasi arriti ta hiqte tumorin nga mitra nëpërmjet kimioterapisë, asaj iu bë me dije se në fakt tumori tani ishte përhapur edhe në vende të tjera të trupit.
Tumori tani kishte kaluar nga mitra, për në bark dhe gjoks. ‘Kanceri mund të jetë brenda meje, por ai nuk e përcakton se kush jam unë’./Gazeta Shneta/