Shtatzënia është koha kur gratë janë të lira nga cikli i tyre menstrual, për rreth nëntë muaj ose më shumë.
Por, me siguri që pas lindjes sërish cikli menstrual do të kthehet, por duhet një hapësirë kohore që të rinisin periudha e juaj.
Krejtësisht varet nga gjidhënia, dhe pengojnë që hormonet tuaja të kthehen shpejt në gjendje normale.
Ju nuk do të keni cikël, derisa të përfundoj dhënia e gjirit, për në disa gra kjo kthehet menjëherë pas disa muajve, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse foshnja juaj, nuk ushqehet shumë me gjirin tuaj atëherë me shumë gjasë, periodat tuaja do të vijnë më shpejt.
Periudha pas operacionit cezarian nuk është e njëjtë me atë të lindjes natyrale, dhe mund të vëreni këto ndryshime në ciklin tuaj:
-Ngërçet më të forta se zakonisht.
-Rrjedhje e parregullt.
-Rrjedhje e rëndë.
-Copëza të vogëla të gjakut.
Por, nëse shihni ndonjë parregullësi tjetër pas operacionit cezarian, konsultohuni me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/