Në muajin e 11-të, aparati tretës dhe sistemi imunitar i bebes zhvillohet mjaftueshëm për konsumimin e ushqimeve të tjera më komplekse.
Gjithsesi, portali pernenat.al ju vjen në ndihmë duke ju paraqitur një meny javore për foshnjat 11 muajshe.
E hënë
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Pure me fruta të stinës dhe biskota me qumësht
· Pas mëngjesit → Copa frutash të stinës ose lëng të freskët frutash
· Dreka → Supë me pulë
· Pasdite → Qumësht dhe copa frutash
· Darka → Pure me patate dhe proshutë
· Përpara gjumit → Qumësht
E martë
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Bukë me gjalpë dhe kos me fruta
· Pas mëngjesit → Copa frutash të stinës ose lëng frutash
· Dreka → Supë me peshk
· Pasdite → Qumësht dhe copa frutash
· Darka → Lazanja për bebe
· Përpara gjumit → Qumësht
E mërkurë
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Pure me mollë, dardhë dhe portokalle
· Pas mëngjesit → Copa frutash të stinës ose lëng frutash
· Dreka → Pure me patate të ëmbla dhe fasule
· Pasdite → Qumësht dhe copa frutash
· Darka → Supë me mish viçi
· Përpara gjumit → Qumësht
E enjte
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Pure me fruta të stinës
· Pas mëngjesit → Copa frutash të stinës ose lëng frutash
· Dreka → Pure me spinaq, patate dhe vezë
· Pasdite → Qumësht dhe copa frutash
· Darka → Pure me panxhar, banane dhe boronica
· Përpara gjumit → Qumësht
E premte
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Pure me banane dhe rozmarin
· Pas mëngjesit → Copa frutash të stinës ose lëng frutash
· Dreka → Trahana
· Pasdite → Qumësht dhe copa frutash
· Darka → Pure me pulë, mollë dhë karota
· Përpara gjumit → Qumësht
E shtunë
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Pure me banane, dardhë dhe kos
· Pas mëngjesit → Copa frutash të stinës ose lëng frutash
· Dreka → makarona për bebe
· Pasdite → Qumësht dhe copa frutash
· Darka → Pure me patate, brokoli dhe djathë
· Përpara gjumit → Qumësht
E diel
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Kos me banane dhe biskota
· Pas mëngjesit → Copa frutash të stinës ose lëng frutash
· Dreka → Pure me speca të kuq dhe patate
· Pasdite → Qumësht dhe copa frutash
· Darka → Fileto pule me perime të furrës
· Përpara gjumit → Qumësht