Nëse nuk keni pastruar asnjëherë pjesët tuaja intime pasi keni kryer marrëdhënie seksuale, duhet të mendoni se është koha ta bëni atë.
Gjatë marrëdhënieve, pH i rajonit intim mund të pësojë ndryshime për shkak të pH-së së spermës së parnterit tuaj. Ky ndryshim është i aftë të shkaktojë rritjen e baktereve që janë pjesë e florës vaginale, transmeton Gazeta Shneta.
Si të pastroni vaginën pas marrëdhënieve?
Sipas gjinekologëve, para së gjithash, duhet të zgjedhni një sapun pH të acidit hipoallergenik që zvogëlon rrezikun e alergjive dhe nuk sulmon shtresën mbrojtëse të vaginës.
Një sasi e vogël e produktit duhet të përdoret vetëm në zonën e jashtme të vaginës për t’i lyer duart tuaja, pa pasur nevojë të përdorni leckë, sfungjerë ose ndonjë objekt tjetër.
Pastrimi i tepërt madje mund të shkaktojë probleme në rajonin intim. Rekomandimi është që lartja të bëhet për maksimum 3 minuta për të shmangur tharjen dhe traumatizmat e mundshme në rajonin vaginal./GazetaShneta/