Celuliti është një dukuri, në të cilën lëkura merr pamje gungore me gropëza. Zakonisht ai prek zonat e vitheve dhe kofshëve, por shpesh herë mund të paraqitet edhe në pjesë të tjera të trupit. Celuliti shkaktohet nga grumbullimi i yndyrnave shtynë drejtë lidhjeve të indeve brenda lëkurës.
Ekzofilimi është njëra nga procedurat esenciale për rezultate të bukura sa i përket kësaj dukurie. Ai i ndihmon lëkurës të jetë e shëndetshme dhe e bukur duke eleminuar pluhurin dhe ndotjet e ajrit. Ekzofilimi i tërë trupit me anë të një scrubi të trupit është mënyra më e mirë e largimit të lëkurës së vdekur njëkohësisht edhe për zbulimin e shtresave të reja e të freskëta të lëkurës, shkruan Talk Chick, transmeton Gazeta Shneta.
Nga scrubët e trupit, më i miri ka rezultuar të jetë ai i cili ka për përbërës kryesor kafen. Kombinimi i kafesë, vajit të kokosit, sheqerit dhe vajit të ulliqit, funskionojnë në çdo aspekt për ta bërë trupin të shkëlqej.
Përbërësit:
1 gotë vaj kokosi
1/2 gotë sheqer
1/3 gotë me kafe të freskët të bluar
2 deri në 3 lugë vaj ulliri.
Të gjitha këto i bëni bashkë duke i përzier, derisa të fitoni një masë homogjene. Pastaj, mund ta shpërndani në gjithë trupin duke bërë masazh, pasi të bëni një dush të ngrohtë.
Kafeja është e pasur me antioksidant, që nënkupton se ajo ndihmon të bëhet tërheqja e lagështisë së lëkurës, duke e bërë të duket më e butë dhe më e formuar. Në anën tjetër vaji i kokosit ka plot vitamina dhe minerale, të cilat fshihen dhe sigurohen brenda lëkurës tuaj. Dhe, sheqeri ndihmon gjithashtu për ekzofilimin e lëkurës dhe trupit tuaj.
Këtë scrub mund ta praktikoni dy herë gjatë javës, për të gëzuar një lëkurë të mrekullueshme dhe të freskët.
Nëse e bëni atë rregullisht, do t’i ndihmoni trupit dhe lëkurës të duket më i ri dhe më i freskët. /Gazeta Shneta/