Pandemia Covid-19, e nxitur nga moti i ftohtë, rihapja e shkollave dhe lodhja pandemike, me fillimin e gripit sezonal mund të përkeqësohet gjendja dhe më tej.
Për muajt e ardhshëm, infeksionet e reja nga Covid-19, pritet të rriten ndërsa temperaturat bien shkruan CNN, përcjell Gazeta Shneta.
Këtu janë disa mënyra se si mund të qëndroni të shëndetshëm dhe në të vërtetë të shijoni këto ditë me motin e ftohtë:
Gjeni ‘ekuipazhin’ tuaj të distancimit shoqëror dhe qëndroni në të
Sipas, Dr. Peter Hotez, dekan i shkollws mjekwsore ‘Baylor College of Medicine’, sugjerimi i tij qëndron në pjesën që të kufizoni kontaktin tuaj fizik këtë vjeshtë dhe dimër në një grup të vogël personash të zgjedhur, miq ose familjarë dhe të shmangni kontaktet me këdo tjetër jashtë këtij grupi.
Të keni një plan për t’u kujdesur për shëndetin tuaj mendor
“Kjo periudhë e mundimshme nuk do të vazhdojë përgjithmonë. Unë mendoj se do të jemi në një vend shumë më të mirë nga mesi i vitit të ardhshëm sepse vaksinat do të jenë në dispozicion,” tha Dr. Hotez.
Por “jini realist dhe pranoni që këtë dimër – këtë nëntor, dhjetor, janar, shkurt – mund të jetë koha më e keqe në pandeminë tonë dhe planifikoni në përputhje me rrethanat dhe jini të zgjuar në lidhje me të. Merrni masa për të mbrojtur shëndetin tuaj mendor” shtoi Dr. Hotez.
Përcaktoni rrezikun tuaj të infeksionit
Përpiquni të identifikoni rrezikun tuaj, bazuar në vendndodhjen, aktivitetet e zhvilluara, kohëzgjatjen e këtij aktiviteti dhe përqindjen e njerëzve që mbajnë maska në mënyrë të mbrojtjes më efektive dhe respektimi të masave anti-covid në çdo hap. /Gazeta Shneta/