Kapsllëku është mëse i zakonshëm tek fëmijët. Është një gjendje shëndetësore që vihet re nga vështirësitë në jashtëqitje apo nga mungesa e saj në tërësi. Mund të jenë shumë arsye të ndryshme për kapsllëk tek fëmijët. Ndonjëherë injorimi i alarmit që trupi dërgon kur ka nevojë të kryej nevojat fiziologjike, apo shtyerja e tyre, mund të jenë shkaktarët kryesore, kjo zakonisht ngjanë tek fëmijët që tashmë kanë filluar shkollën.
Përpos kësaj, kequshqyerja me ushqime pa materie të rëndësishme dhe të shëndetshme, obeziteti, etj., shkaktojnë kapsllëkun lehtësisht.
Cilado qoftë arsyeja, është mjaftë e rëndë për prindërit të tejkalojnë këtë problem tek fëmijët. Por, përpara se të vizitoni doktorin dhe të mbushni fëmijën tuaj me ilaçe të dëmshme, ju mund ta tejkaloni kapsllëkun me gjjëra natyrore dhe shtëpiake fare thjeshtë, transmeton Gazeta Shneta.
Uji
Sigurohuni që fëmija juaj pi mjaftueshëm ujë gjatë ditës, për të anashkaluar simptomet e kapsllëkut. Në shumicën e rasteve kapsllëku lajmërohet kur trupi dehidrohet, prandaj inkurajojeni fëmijën tuaj të pi të paktën 1 litër e gjysmë ujë gjatë ditës.
Frutat
Njëra nga mënyrat më perfekte për të përballuar kapsllëkun tek fëmijët është t’i ofroni fruta të stërmbushur me materie ushqyese. Disa fruta mund të ndihmojnë në tejkalimin e kapsllëkut brenda ditës. Ja cilat janë ato:
- Bananja
- Molla
- Portokalli
- Kumbulla.
Përpos këtyre frutave, edhe disa të tjerë ndikojnë në ndihmesën ndaj tretjes dhe luftës kundër kapsllëkut. Gjithmonë sigurohuni t’i ofroni fëmijës tuaj fruta ose lëngje 100% natyral sa më shumë gjatë ditës.
Mund të përdorni edhe vaj ulliri, aloe vera, apo jogurt. /Gazeta Shneta/