Hapja e fondatinës është procesi kryesor dhe nuk është shumë i thjeshtë. Shumë vajza mjaftohen duke e hapur vetëm me një sfungjer ose me duar, por kjo nuk është mënyra e duhur.
Përhapja e fondatinës është një proces me 5 hapa. Më poshtë do të shihni se si ta hapni atë si një make up artist i vërtetë:
Fillimisht përhapni shtresën e fondatinës me një sfungjer.
Së dyti, me një furçë dhe me një tjetër sfungjer rregulloni pjesët delikate, poshtë syve, te mjekra, te hunda.
Së treti, me një furçë të tillë hapni fondatinën në të gjithë fytyrën, madje në këtë mënyrë bëni edhe një masazh të lehtë.
Vendosni pak fondatinë në dorë dhe me këtë furçë bëni rregullimet poshtë te qafa si dhe në anësoret e fytyrës.
Së fundmi, me duar rregulloni ndonjë defekt apo në ndonjë pjesë që nuk është përhapur mirë./Blitz.al/