Merkel: Gjermania duhet ta marrë seriozisht variantin e ri të Covid-19

2021-01-21 në ora 17:34

Në një konferencë për shtyp, kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje se gjermanët duhet ta marrin seriozisht përhapjen e variantit të ri të Covid-19.

Ajo shtoi se mutacioni i ri është një kërcënim dhe kjo e bën më të vështirë menaxhimin e situatës pandemike në vend shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

“Mutacioni i virusit është një kërcënim.”

“Mutacioni është më infektues sesa kemi njohur vitin e kaluar dhe kjo e bën të vështirë menaxhimin e situatës pandemike”, tha kancelarja.

Kancelarja iu bën thirrje qytetarëve që ta marrin seriozisht variantin e ri të Covid-19.

“Unë i nxis njerëzit ta marrin seriozisht.Përndryshe është e vështirë të parandalojmë valën e tretë”, shtoi ajo.

Sipas Institutit Robert Koch, vendi shënoi mbi 20 mijë raste pozitive dhe 1,013 viktima brenda 24 orëve të fundit./GazetaShneta/