Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, për dallim nga homologet e tij ministror, duke se nuk e ka problem të shijojë ushqim tradicional shqiptar.
Në disa fotografi të dërguar nga një lexues në Gazeta Shneta, Rrahmani shihet duke ngrënë drekë në restorant ‘Te Nazi’.
Sipas fotografive, ai shihet duke drekuar në modesti së bashku me zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë.
E, përderisa Rrahmani shijon ushqimin me kolegë, ministria të cilën ai drejton po dështon në menaxhimin e shëndetësisë.
Shumica e aparaturave kryesore të QKUK-së janë jashtë funksionimit, sikurse ndërsa sot u raportua se qytetarët e Kosovës shpenzojnë plot 150 milionë euro nga kursimet e tyre për trajtim jashtë vendit, shkaku që nuk gjejnë zgjidhje në Kosovë. /Gazeta Shneta/