Në mesditën e ditë së djeshmë në QKUK, ka ndërruar jetë një grua e moshës 32 vjeçare.
Kjo për shkak të lëndimeve të marrura, pasi ishte hedhur nga kati i katërt i Gjinekologjisë. Ndërsa lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani.
Sipas tij, ekipet e emergjencës kishin provuar ta mbijetojnë por që ishte e pamundur për shkak të lëndimeve të shumëfishta që kishte ajo.
“Indeksonline” ka mësuar identitetin e të ndjerës në QKUK. Bëhet fjalë për Blerina Hodollin e cila që disa ditë ishte e shtrirë në repartin përkatës.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka sqaruar se viktima është dërguar në emergjencë për tretman mjekësorë pastaj ka ndërruar jetë.
Me rastin që është konsideruar si “vdekje e dyshimtë” në vazhdimësi po merren organet përgjegjëse të sigurisë.